E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video më e klikuar e të gjitha kohërave në YouTube

PSY zyrtarisht then të gjitha rekordet e shikueshmërisë, duke u bërë kështu këngtari i parë në botë që arrin shifrën 1 miliard e 382,639 mijë shikime në YouTube…

Kënga: “Gangnam Sytle” që u publikua në korrik të 2012, bëri popstar-in Psy që për një kohë të shkurtër të arrijë famë të pakrahasueshme botërore.

“Sinqerisht kur kam realizuar këngën dhe videoklipin nuk kam pritur më shumë se 1 milion klikime, sepse ky është albumi im i gjashtë në Kore dhe shpresoja që do të bëhej një hit i madh atje”-shprehet PSY.

Mega-hiti: “Gangnam Style”, ka arritur këtë rekord vetëm 27 ditë pasi që kaloi shikueshminë e “Baby” të Justin Bieber.

Sipas llogaritjeve, numri i shikimeve në ditë ka kaluar mbi 6.5 milion (apo 7.6 pamje në sekond)./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›