E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video përgjimi Meta-Prifti, betohet eksperti i fundit i videos

TIRANË- Është betuar para Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për ruajtjen e sekretit të ekspertimit, Artur Rrahmani një nga 3 eskpertët e caktuar për të bërë ekspertimin e videos së përgjimit ‘Meta-Prifti’.

Betimi i tij vjen vetëm 2 dite pas betimit te Ardian Pollos dhe Ermal Beqirit, pas mungesës në atë seancë të Rrahmanit për arsye shëndetësore.

Tre ekspertët, që do të ekspertojnë video-regjistrimin ‘Meta-Prifti’, pas publikimit të të cilit Meta u akuzua për ‘korrupsion’, u caktuan nga Gjykata e Lartë në seancën e 23 shtatorit.

Në realizimin e ekspertimit, ata duhet t’u përgjigjen 18 detyrave të kërkuara nga Kolegji Penal. Por ekspertimi i provave si USB-ja, ora dhe lap-topi u kontestua nga Prokuroria qe pretendon se vënia në dispozicion e grupit të ekspertëve, të orës-kamera për ta ekspertuar, shton rrezikun e daljes së sekretit dhe publikimit të një videoje të dytë të regjistruar po në këtë aparaturë.

Më shumë sesa dëmtimi i hetimeve, frika e Prokurorisë ka të bëjë me faktin se dalja e videos do të ishte një mjet presioni në duart e personave të interesuar për ta detyruar Dritan Priftin që të tërhiqet nga dëshmia e tij. Kryerja e ekspertimit do të bëhet në prezencë të një përfaqësuesi nga Prokuroria.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›