Oslo, Stoltenberg-Berisha: Energjia, thellojmë bashkëpunimin
TIRANE- Zyra e shtypit të kryeministrisë zbardh takimin e kryeministrit Berisha me homologun e tij norvegjez në Oslo. Në një konferencë të përbashkët për shtyp Sali Berisha e kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg ritheksuan angazhimin e dy qeverive të tyre për të rritur bashkëpunimin. Stoltenberg ka deklaruar para gazetarëve, se Shqipëria do të mbetet një nga vendet me të cilën Norvegjia do rrisë bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe më gjerë.
“Patëm një takim të shkëlqyer, ku zhvilluam diskutime për marrëdhëniet bilaterale midis Shqipërisë dhe Norvegjisë. Ne jemi dy vende që kemi marrëdhënie shumë të mira bilaterale. Ne shqyrtuam mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht, në fushën e energjisë, në sektorin hidro-energjtik ku kompanitë norvegjeze dhe një kompani e quajtur Statkraft po marrin pjesë në zhvillimin e një projekti të madh të hidrocentraleve në Shqipëri, në Devoll. Gjithashtu, diskutuam potencialin e zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha format e energjisë, të energjisë se gjelbër, energjisë diellore, por, gjithashtu, edhe gazit, projektit Trans Adriatik Pipeline (TAP), i cili është në plan për të kaluar përmes Shqipërisë”, tha kryeministri norvegjez.
Edhe kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se cështja më madhore e diskutuar mes tyre, ishte energjia.
“Dy ndër kompanitë më të mëdha norvegjeze në fushën e energjisë, Statkraft dhe Statoil, janë të përfshira thellësisht në punën në Shqipëri. Edhe kompani të tjera po punojnë. Kryeministri më siguroi që do të mbështesë plotësisht investitorët dhe kompanitë norvegjeze që do të investojnë në Shqipëri në fushën e energjisë, si dhe të fuqizojmë bashkëpunimin në këtë fushë kaq nevralgjike, siç është energjia”, theksoi Berisha.
Kryeministri i Norvegjisë u shpreh se vendi i tij mbështet Shqipërinë në integrimin e saj në BE, ndërsa vlerësoi edhe performancën ekonomike të Shqipërisë.
“Jemi shumë të impresionuar nga Shqipëria. Ne kemi parë një përformancë ekonomike jashtëzakonisht të mirë, të bazuar në rritjen ekonomike. Vështirë se ndonjë vend tjetër në Evropë ka patur rritje ekonomike më lartë dhe më të fortë se Shqipëria”, tha Stoltenberg.
Ndërsa Berisha nga ana e tij, e ka ftuar homologun norvegjez të vizitojë Shqipërinë.
“E ftova Kryeministrin të vizitojë Shqipërinë dhe ai e pranoi ftesën. Do të jem shumë i kënaqur ta pres sa më shpejtë”.
(ma.ar/BalkanWeb)