Demografi, në Manila apo Kalingrad, lind banorja e shtatëmiliardtë
MANILA - Në Manila apo Kalingrad? Vajzë apo djalë? Shumë vende kanë marrë përsipër lindjen simbolike të banorit të shtatëmiliardtë të planetit, rast për OKB-në për të tërhequr vemendjen mbi sfidat e rritjes demografike.
Ky prag u kalua saktësisht në vitin 1999. Janë dashur 12 vjet që kjo shifër të arrijë në shtatë miliardë, por do të duhen 14 vjet që kjo shifër të arrijë në tetë miliardë.
OKB zgjodhi në atë kohë, Adnan Neviç, një bebe të lindur në Sarajevë, si përfaqësuesin e gjashtëmiliardtë të planetit.
Këtë herë, OKB është përmbajtur për të nxjerrë një fitues paraprakisht dhe disa vende kanë parashikuar të njoftojnë të përzgjedhurin fatlum që do të lindë në vendin e tyre.
Në këtë lojë filipinasit janë më të shpejtë.
Danica May Camacho, lindur sot, dy minuta para mesnate në një nga vendet më të varfëra në botë, është një vajzë e bukur prej 2,5 kilogramë. Prindërit e saj Florante Camacho dhe Camille Dalura u përshëndetën nga funksionarët e OKB-së, të cilët kishin sjellë një tortë të vogël për këtë rast.
"Ajo është kaq e bukur. Nuk arrij ta besoj që ajo është banorja e shtatëmiliardtë e planetit'', u shpreh e lumtur Camille Dalura në sallën e lindjen në Jose Fabella Memorial Hospital, një spitalfilipin i rrethuar nga gazetarët.
Sipas Fondit të Kombeve të bashkuara për Popullsinë (UNFPA), filipinasit janë vendi i 12-të më i populluar në botë me 94,9 milionë banorë, ku rreth 54 për qind janë më pak 25 vjeç.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Popullsia e Botës arrin 7 miliardë banorë FOTO: Indiania Nargis, qytetarja e 7 miliard e botës