Keshilli Bashkiak OK planit urbanistik rehabilitimit te sheshit komisionit per xhamine

Pas miratimit të planit urbanistik nga këshilltarët e djathtë janë miratuar edhe projektet e paraqitura për rehabilitimin e sheshit Skënderbe dhe ai për ngritjen e komisionit për xhaminë e Tiranës.
Me 29 vota pro dhe 21 kundër u miratua projekti për rehabilitimin e sheshit në qendër të Tiranës.
Nëpërmjet këtij projekti të Bashkisë, synohet kthimi i sheshit “Skënderbej” në një shesh për këmbësorët, por pa eliminuar lëvizjen e automjeteve që do të bëhen nëpërmjet rrugëve nëntokësore.
Këshilli Bashkiak miratoi unanimisht vendimin për krijimin e Komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re. Ky komision do të përfshijë zërin e qytetarëve, në procesin e ndërtimit të saj dhe përbëhet nga drejtuesit e Komunitetit Musliman, të institucioneve qendrore dhe vendore.