Miratohet me 29 vota pro kerkesa e kryet te Bashkise per Planin Urbanistik

UPDATE - Me 29 vota pro dhe 24 vota kundër, Këshilli Bashkiak i Tiranës sapo ka miratuar kërkesën e Kryebashkiakut Lulzim Basha për të nisur punën mbi Planin Urbanistik të Tiranës.
Pas një debati të zhvilluar mes këshilltarëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës për nevojën e zbatimit të një projekti të tillë, kanë mjaftuar 29 vota që propozimi i Kryebashkiakut të gjente miratim.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryebashkiaku Lulzim Basha u shpreh se, nuk ka pasur një Plan Urbanistik dhe mungesa e tij ka qenë shkak për problemet e shumta në Tiranë.
Duke iu drejtuar këshilltarëve të opozitës Basha tha se, “Në këtë Plan Urbanistik ju do të keni të drejtë të thoni atë që mendoni dhe të qytetarëve që përfaqësoni. Në përfundim të procesit do të keni të gjithë mundësinë të shprehni mendimin tuaj, nëse ka grupe që janë mënjanuar, apo të çdo shtrese të qytetarëve të Tiranës, ju kërkoj të jeni pjesë e procesit. Interesat e qytetarëve të Tiranës duhet të na bashkojnë”.