Basha apel Keshillit Bashkiak Tiranes i duhet Plani Urbanistik
“T’i drejtojmë sytë nga e ardhmja dhe të mos merremi më me të shkuarën.
T’i futemi punës që madhe që na pret, asaj që tashmë i jemi futur dhe ta vazhdojmë, atë në të mirë të shërbimit të qytetarëve.
Ky është thelbi i asaj që unë kërkoj”.
Kjo ka qenë thirrja që Kryebashkiaku Lulzim Basha, u ka bërë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e tij, duke i ftuar ata të miratojnë planin e propozuar urbanistik, në të mirë të qytetarëve të Tiranës.
“Tirana ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë mungesën e planit urbanistik.
Ajo që u vlen qytetarëve është debati konstruktiv dhe jo ai bosh.
Unë vij këtu për t’ju ofruar të punojmë së bashku, pasi Tiranës i duhet plani urbanistik. Ju kërkoj të jeni pjesë thelbësore e procesit, por edhe të ngrini zërin kur mendoni se po shkelen interesat e qytetarëve”, tha ai.
Duke iu drejtuar më pas, sidomos anëtarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që të bëhen bashkëpunues në këtë proces, i cili sipas tij është në shërbim të qytetarëve.
Më tej, Basha iu kundërpërgjigj aludimeve të këshilltarëve socialistë se a ka patur më parë një plan urbanistik për Tiranën dhe sa ka kushtuar ai.
“Ju siguroj se Tirana nuk ka një plan urbanistik.
Dhe unë kam vendosur të mos merrem me faktin se kush e ka fajin për këtë, pasi kjo është e shkuara.
E sotmja është që unë ju ftoj bashkarisht, të bëjmë planin e Tiranës dhe në këtë punë, ju premtoj se nuk do të ketë asnjë paragjykim timin dhe se do të ofrohet transparencë e plotë e procesit.
Nëse ju do të shkoni nga e kaluara, unë ju them hidhini sytë nga e ardhmja”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës lidhur me një fakt të tillë.
Kurse pas komunikimit publik të këshilltarit socialist, Aldrin Dalipi se ai dhe kolegët e tij nuk kanë për ta votuar propozimin për planin urbanistik, Basha reagoi duke thënë se ata duhet të reflektojnë.
Ai i ftoi ata që të mos vendosin retorikën politike, mbi interesat e qytetarëve.
“Ju lutem konsideroni edhe njëherë në dritën e fakteve, rëndësinë e këtij projekti”, tha Basha
... (vijon)