Video-përgjimi, Meta pret tek LSI vendimin e Gjykatës së Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë "vulos" sot për fatin e ish-numrit dy të qeverisë shqiptare, Ilir Meta.
Kolegji Penal i kryesuar nga Ardian Dvorani, në mesditë do të shqiptojë dhe verdiktin për të pandehurin Meta, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit aktiv.
Prokuroria ka kërkuar dënimin fajtor të ish-zv.kryeministrit me 2 vite burg dhe 1 milion lekë gjobë. Ndërkohë që, Ilir Meta këmbëngul për pafajësi.
Sido që të jetë vendimi, pro apo kundra kreut të LSI-së, përballja e tij me drejtësinë përfundon këtu, pasi as Ilir Meta, as prokuroria nuk do kenë mundësinë ta ankimojnë vendimin.
Meta pret vendimin ne seline e LSI
Pak para se Gjykata e Lartë të shprehet për vendimin rreth video-përgjimit, Ilri Meta së bashku me përfaqësues të tjerë të LSI ka mbërritur në selinë e LSI. Kreu i LSI hyri ne seline e partise se tij rreth ores 12:50 minuta, ndersa Gjykata e Larte pritet te shprehet pas ores 13.00. Duket se Meta do të presë vendimin rreth tij në selinë e LSI dhe jo në sallën e gjyqit.
Ne seli jane mbledhur shume mbeshtetes se kesaj partie politike, ndersa atmosfera aty eshte e qete.
(d.b/ma.ar/BalkanWeb)