E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e 'VV', BE: Bie ndesh me parimin për lëvizjen e lirë

BRUKSEL-Bashkimi Europian ka shprehur keqardhje për aktet e dhunës shkaktuar gjate protestes së fundjavës në veriun e Kosovës.

Michael Mann, zëdhënësi i të ngarkuarës me politikën e Jashtme të BE-së, Catherine Ashton deklaroi se është për të ardhur keq për dhunën e shkaktuar këtë fundjavë, por besojmë se përgjithësisht u trajtua mirë nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Ashton, janë të pajustifikueshme këto protesta sepse bien ndesh me parimin thelbësor të BE-së për lëvizjen së lirë të njerëzve dhe mallrave. “Kemi punuar shumë me palën kosovare për të zbatuar këto parime dhe është për të ardhur keq që njerëzit protestojnë për këto”, përfundoi deklaraten e tij zëdhënësi Mann.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›