E Diel, 1 Nëntor 2026

Video shokuese, nëna rreh barbarisht beben 8-muajshe

http://www.youtube.com/watch?v=aARVaR1WY-0

Nëna rreh beben

CNN ka publikuar pamje të tmerrshme ku një nënë 18-vjeçare nga Malajzia shfaqet duke rrahur në mënyrë barbare beben e saj 8-muajshe.

Videoja shqetësuese e cila është pothuajse katër minuta ka shkaktuar furi të madhe në internet, me shumë persona që e cilësojnë nënën si sadiste dhe jo të përshtatshme për të qëndruar afër një fëmije.

Nënën 18-vjeçare në kohën e incidentit  e filmoi një shoqe e saj, e cila ishte shqetësuar pasi herë pas here bëhej dëshmitare e rrahjeve të tilla. Ajo vendosi që provat ti dërgojë në polici.

Drejtori i policisë në Petaling Jaya, Arjunaidi Mohamed, citohet nga CNN të ketë thënë se nëna ishte 18-vjeçare në kohën e incidentit, në maj të vitit të kaluar.

Ai refuzoi të bënte publik emrin e nënës porse sqaroi se nëna sadiste ishte dënuar me 18 muaj burg për dhunë ndaj fëmijëve.

Zv/drejtorja e divizionit të fëmijëve pranë Departamentit të Mirëqenies Sociale, Fatimja Zuraidah Salleh, tha se fëmija që prej arrestimit të së ëmës është vënë nën kujdesin e një familjeje dhe se aktualisht është shumë mirë.

Ne nuk do ti përshkruajmë ato që shikohen qartë në video pasi çdo sekondë e këtyre pamjeve e tregon qartë egërsinë dhe pashpirtësinë e nënës.

Të shumtë ishin ata persona që shkruanin se kanë qarë duke e parë këtë videoështë e paimagjinueshme të rrihet një fëmijë në këtë mënyrë.

Gjykata do të vendosë nëse nëna që pritet të lirohet në muajin nëntor do të marrë përsëri kujdestarinë e fëmijës apo jo. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›