E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia planifikon të njohë martesat gay

Çiftet Gay

Kroacia planifikon të njohë martesat mes personave të të njëjtës gjini, ka thënë kryeministri i këtij vendi Zoran Milanoviç, duke rritur mbrojtjen ligjore për çiftet homoseksuale.

“Ne po flasim për partneritete të regjistruara, që është një lloj standardi më i lartë nga ai që kemi tani,” tha Milanoviç për gazetarët.

Përmirësimi i pozitës juridike të çifteve homoseksuale ishte një nga premtimet e bëra nga Partia Social Demokratike e tij gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

“Ky ishte programi ynë. Unë shpresoj se populli i Kroacisë ta pranojë atë. Është thjesht një formë e ndjeshmërisë sociale dhe mirësjelljes për zgjerimin e lirisë, “tha Milanoviç.

Opozita konservatore Bashkimi Demokratik Kroat kundërshton fuqishëm planin.

/Europa e Lire/

Përgatit: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›