Video tragjike për t’i motivuar lojtarët

Nuk është vetëm trajner që ka fituar në çdo kompeticion, në vitin e parë të tij në bankinën e Barcelonës, por edhe motivues i shquar. Në të kaluarën, për t’i motivuar futbollistët e tij, Pep Guardiola i kishte lëshuar pamjet e filmit Gladiator (para finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Utd), ndërsa të shtunën, para ndeshjes me Malagën, ka vazhduar Guardiola-mania.
Në fakt, para ndeshjes me Malagën, në zhveshtore të stadiumit Camp Nou, Guardiola u ka mundësuar futbollistëve të tij që ta shohin një xhirim televiziv të vdekjes së alpinistit Inaki Ochoa, që mbeti i ngujuar pesë ditë në bjeshkë, para se të vdiste, ndërsa shihen shokët e tij duke bërë gjithë çka është e mundur për ta shpëtuar, duke e rrezikuar edhe jetën e tyre. Më pas, të gjithë futbollistët e Barçës shkuan në fushë, pa asnjë fjalë.
Guardiola ishte i preokupuar për mënyrën e lojës së skuadrës dhe kërkonte mënyrë të re për t’i motivuar futbollistët e tij: kështu ka zgjedhur transmetimin e “Informe Robinson” të Canal+, që i dedikohej alpinistit Inaki Ochoa de Olza, që vdiq në vitin 2008, kur ishte afër ta arrinte majën Annapurna. Xhirimi zgjaste 22 minuta dhe është përcjellë nga disa futbollistë, sepse në të njëjtin transmetim, në ndërkohë u shfaq edhe një klip i mesfushorit të Real Madridit, Guti.
Me këtë, Guardiola dëshironte t’i stimulonte futbollistët me miqësi dhe solidaritet, përpos shpirtit të skuadrës. Më pas, Barcelona fitoi 2:1 ndaj Malagës dhe trajneri në fund ishte i kënaqur. “Jemi rikthyer ata që ishim”, ka thënë në fund trajneri 39 vjeç.