E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja, Gjykata e Lartë vendos sot për Metën

TIRANE- Gjykata e Lartë do te thote sot fjalen e saj per ceshtjen e video pergjimit Meta-Prifti dhe do te vendose per ish numrin dy te qeverise, Ilir Meta, njeheresh kreu i LSI-se.

Nje seance me pare, kolegji u terhoq per shqyrtimin e te dhenave fill pas leximit te pretences nga ana e Prokurorise, e cila kerkoi 2 vite burg per Meten dhe denim me gjobe prej 1 milione lekesh. Nisur nga kompleksiteti i te dhenave dhe materiali i gjere i paraqitur, si nga akuza ashtu edhe nga mbrojtja, Gjykata vendosi te jape verdiktin sot ne mesdite.

Në konkluzionet përfundimtare prokurori i çështjes, Bujar Sheshi, e cilësoi video-përgjimin e shumëpërfolur si provë autentike, ndërsa sipas tij dëshmia e dhënë nga Dritan Prifti provon se i pandehuri Ilir Meta ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv duke favorizuar kompani të caktuara në sipërmarrjet konçesionare.

Kunder kesaj u shprehen menjehere avokatet mbrojtes te Metes, te cilen e cilesuan organin e akuzes organ qe i sherben politikes se rruges. Sipas mbrojtjes, Meta eshte i pafajshem, nderkohe qe procesi ne ngarkim te tij u cilesua si i pabazuar ne fakte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›