E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet ne Levan me maska e arme filiali i Western Union

/ /

FIER- Maskat grabisin ne mes te dites nje pike te Western Union ne rrethin e Fierit. Burimet nga vendi i ngjarjes bene te ditur se persona te maskuar dhe te armatosur kane detyruar punonjesin e pikes se kembimit te parave qe tu jepte parate qe gjendeshin aty. Ngjarja ndodhi ne fshatin Levan ne komunen me te njejtin emer gjate paradites se djeshme. Policia e Fierit e cila eshte duke hetuar ngjarjen tha se shuma paraprake qe rezulton e grabitur ne baze te deshmive te punonjesit eshte e konsiderueshme. Policia pohoi jo zyrtarisht se kjo shume eshte rreth 10 mije euro dhe 3.5 milione leke te vjetra por ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht. Sapo ka ndodhur grabitja dhe autoret jane larguar punonjesi ka njoftuar policine e cila eshte gjendur per pak minuta ne vendin ku ndodhi ngjarja. Grupi i hetimit mblodhi te dhenat ne vend ndersa mori edhe deshmine e punonjesit si dhe te deshmitareve te tjere qe jane ndodhur afer vendit. Punonjesi i Western Union deshmoi per grupin e hetimit se personat e kane kercenuar me arme qe ai tu jepte parate. Nen kercenimin e armes ai eshte detyruar tu bindet ndersa me pas sinjalizoi blute per ngjarjen.
Filiali i Western Union ndodhet ne aksin nacional Fier-Vlore dhe operon ne kete zone per rreth 4 vjet. Policia e Fierit beri te ditur se eshte duke hetuar ngjarjen por ende nuk ka emra konkrete per ti adresuar autoresine e kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›