Grabitet banka ne mes te Durresit
Ngjarja ndodhi dje rreth ores 0930 ne nje zone tejet te populluar. Sipas policise dy persona te cilet mbanin skafandra te bardha ne koke dhe te armatosur kane hyre ne filialin e NBG-se duke iu drejtuar sportelit te arkes. Ata kane nxjerre armet qe i mbanin ne brez duke kercenuar punonjesit e bankes si dhe klientet qe ndodheshin brenda ne ato momente se do ti vrisnin ne rast se do te guxonin te jepnin alarmin. Sipas deshmise se punonjesve nje nga grabitesit mbante situaten nen kontroll duke kercenuar me arme ndersa tjetri ka marre te gjithe sasine e parave qe ndodheshin ne arke duke i futur ne nje cante. Menjehere pas grabitjes autoret jane larguar pa arritur qe te identifikohen nga punonjesit e bankes. As roja nuk ka arritur ti ndalonte ata per shkak se eshte gjetur i papergatitur. Sipas deshmitareve ne vendngjarje personat kane shfrytezuar faktin se zona ishte mjaft e populluar per tu larguar me kembe duke mos rene aspak ne sy. Menjehere ne vendngjarje pas alarmit te dhene nga punonjesit e bankes mberriti policia e Durresit agjentet e hetimit si dhe specialiste te seksionit kunder vjedhjeve me dhune dhe me arme te cilet nisen te mbledhin te dhenat per zbulimin e identitetit te dy personave nepermjet gjurmeve te mundshme te lena ne vendin e ngjarjes. Nga te dhenat e para mesohet se shuma e grabitur arrin ne vleren e rreth 35 mije eurove ndonese kjo shume nuk eshte bere ende zyrtare. Policia beri te ditur se ende nuk ka mundur te beje identifikimin e dy autoreve ndersa eshte sekuestruar kaseta filmike e siguruar nga kamerat e sigurise ne kete banke. Ne fakt te dhenat e deshmitareve ne vendin e ngjarjes dhe te policise jane disi kontradiktore. Keta te fundit pohojne se autoret kane qene te maskuar me skafandra te bardha ndersa deshmitaret pohojne se grabitesit kane qene te pamaskuar. Gjithsesi pritet qe se shpejti ngjarja te zbardhet duke qene se kamerat e instaluara ne ambientet e bankes kane regjistruar cdo detaj nga grabitja. Policia e Durresit mori ne pyetje edhe punonjesit e bankes dhe kliente qe u ndodhen brenda ne ate moment. Vitin e kaluar kjo banke ka rene pre e tri grabitjeve me arme ne Tirane nderkohe qe ketij bilanci i eshte shtuar edhe grabitja e djeshme ne Durres. Dyshohet se grabitesit kane qene te mirorganizuar dhe se ata kane vepruar pikerisht diten e djeshme kur prania e policise ne qytet eshte me e reduktuar per shkak te angazhimit te tyre ne Tirane per protesten e PS-se. Punonjesit e bankes deklaruan se grabitesit arriten te merrnin te gjitha parate qe ishin gjendje ne ate moment per ti sherbyer klienteles. Policia e Durresit vuri disa postblloqe ne hyrje- daljet e qytetit por edhe ne lagjen nr. 4 ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se autoret jane larguar me kembe fillimisht nga vendi i ngjarjes por me pas ndonje mjet mund ti kete pritur ata disa metra me larg per ti larguar nga vendngjarja.
DURRES/ LEONIDHA MUSAJ