E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Tregtisë-Caritas, memorandum bashkëpunimi


Me synimin për t'i ardhur në ndihmë grupeve të popullsisë në nevojë kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Caritasit shqiptar Albert Nikolla. Sipas Jakës ky memorandum do të ndihmojë në veprimtarinë humanitare.
Ndërkohë Albert Nikolla drejtori i Caritasit u shpreh se me këtë akt biznesi shqiptar po merr tashmë gjithmonë e më shumë përgjegjësi sociale.
Memorandumi i bashkëpunimit synon organizimin e veprimtarive të përbashkëta me qëllim ardhjen në ndihmë të grupeve të popullsisë në nevojë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›