E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mjeshtër i Madh" i Shqipërisë

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Bujar Nishani i ka akorduar sot në Berat titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtarit Kozma Dushi. Titulli i është dorëzuar nga sekretari i përgjithshëm i presidencës.

Këngëtarit Kozma Dushi iu dha titulli me motivacion për kontributin e tij në interpretimin e këngës popullore dhe asaj të lehtë.

Vetë këngëtari Kozma Dushi pasi ka marrë këtë titull ka falënderuar presidentin Nishani. “Falenderoj presidentin Nishani për titullin, ndihem krenar dhe shumë i vlerësuar”, transmeton BW të jetë shprehur këngëtari. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›