Vrasja pas aktit, kerkohet burgim perjete
Tirane - Vrasja e berberit rrezikon t'i kushtoje burgim te perjetshem njerit prej autoreve te saj. Kaq ka qene edhe kerkesa e bere togave te zeza te Gjykates se Tiranes, per te pandehurin Petrit Lazaj. Ndersa per bashkepunetoren e tij, Albana Zenelaj, prokuroria i ka kerkuar gjykates vetem 9 vjet burgim. Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare prokurori i ceshtjes i ka bere me dije trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku, se te pandehurit jane autore te vrasjes se 57 vjecarit nga qyteti i Durresit Gezim Shullanit, ngjarje kjo e ndodhur me 2 mars te ketij viti. Sipas prokurorit krimi eshte kryer per qellime te grabitjes se viktimes. Prokurori sqaroi dje se e pandehura Albana Zenelaj, 37 vjece, nga Vlora, luante rolin e nje prostitute, por ne te vertete pas aktit seksual ajo grabiste klientet e siguruar prej mikut te saj, Petrit Lazaj, 38 vjec. Dy bashkepunetoret kryenin aktivitetin ne afersi te ish- ambasades Jogusllave, ne nje ndertese te braktisur. Viktima Shullani, diten e ngjarjes kishte zgjedhur te qendronte disa ore me 37-vjecaren Albana Zenelaj, por ai takim ishte i fundit per te, pasi gjeti vdekjen.. Pasi e grabiten dhe plackiten 57 vjecarin duke i marre sendet personale dhe shumen e parave prej 4 mije lekesh, Lazaj dhe Zenelaj, e kane qelluar ate me mjete te forta ne koke, duke e lene te vdekur. Me pas sipas shpjegimeve te prokurorise, ata jane larguar nga vendi i ngjarjes, duke u arrestuar disa dite me vone. Pas kryerjes se hetimeve paraprake ka rezultuar se viktima ishte qelluar me send te forte, cka i kishte sjelle vdekjen e menjehershme. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzen e "vrasjes me paramendim" dhe 'ushtrimit te prostitucionit". Zenelaj dhe Lazaj do te perfitojne nje te treten e uljes se denimit pasi gjykohen me gjykim te shkurtuar. Ne seancen e radhes, te pandehurit do te japin edhe deklarimet e tyre perkatese ne lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndersa pritet qe gjykata te jape edhe vendimin e saj perfundimtar.
Redinalda Caushaj
Redinalda Caushaj