E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane/ Vrau moter e vella, shtyhet procesi ndaj Pucit

Procesi gjyqesor ne ngarkim te 65 vjecarit te akuzuar per vrasje te dyfishte eshte shtyre serish. Shkak ka qene ndryshimi i avokateve mbrojtjes ne ngarkim te se pandehurit Hajdar Puci. Ky i fundit kishte paraqitur nje deklarate ne gjykate ku edhe bente me dije qe nuk preferonte te paraqitej ne seancen gjyqesore ne ngarkim te tij. Gjyqtari i ceshtjes, Gerd Hoxha ka caktuar nje avokat kryesisht i cili do te njihet edhe me aktet hetimore. I pandehuri Hajdar Puci akuzohet se me daten 3 janar te ketij vitit ka vrare ne befasi vella e moter Bilil dhe Mimoza Ferhati, ne afersi te Kamzes, teksa ishin duke shkuar urime te halla e tyre. i pandehuri mesohet t'u kete prere rrugen dhe me pas ka qelluar mbi ta, per motive te hakmarrjes. Ai akuzohet per vepren penale te "vrasjes me paramendim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›