Vidhen kapakët e pusetave, unaza tmerri i shoferëve
27/05/2010 Përsëriten aksidentet, rrezikon një autobus me turistë
SHKODER- Unaza e re perëndimore e qytetit të Shkodrës vazhdon të jetë problematike. Tashmë nuk janë më problem gropat dhe pellgjet me ujë, pasi rruga është e shtruar plotësisht, por pusetat, të cilat janë kthyer në një tmerr si për këmbësorët, ashtu dhe për automjetet dhe jo rrallë dhe në burim aksidentesh. Gjatë gjithë gjatësisë së kësaj unaze janë hequr kapakët e të gjitha pusetave nga persona që nuk arrihen të gjenden, pasi veprojnë gjatë orëve të vona të natës, kur nuk ka lëvizje. Bashkia ka ndërhyrë disa herë për vendosjen e pusetave të hequra, por përsëri ato hiqen nga persona të papërgjegjshëm, të cilët nuk mendojnë aspak se rrezikojnë seriozisht jetën e njerëzve. Mbrëmjen e së martës, mungesa e kapakëve të pusetave për pak është bërë shkak i përmbysjes së një autobusi me turistë të huaj. Ka qenë një manovrim i shpejtë i drejtuesit të këtij mjeti që ka bërë të mundur kalimin pa aksident të autobusit, por ndërkohë nuk ka mundur dot të heqë shijen e hidhur që është krijuar tek turistët. Përveç këtij rasti, në unazën e re perëndimore të qytetit, mungesa e kapakëve të pusetave sjell çdo natë rënie të rreth 5 autoveturave, që shoqërohet dhe me plagosje të personave që janë brenda. Njëkohësisht mungesa e kapakëve të pusetave vazhdimisht është bërë shkak i devijimit të papritur të mjeteve, duke shkaktuar dhe aksidente me mjetet e tjera. Por përveç automjeteve, të rrezikuar janë dhe qytetarët që lëvizin me biçikleta, të cilët jo rrallë janë përplasur në tokë nga rënia në to. Edhe për këmbësorët ka pasur jo pak probleme, sidomos në rastet e shkëputjes së energjisë tek ndriçuesit e rrugës.