E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosnjohja e Kosovës është zgjedhje politike

27/05/2010 Ambasadori i Palestinës, leksion në “A. Xhuvani”: Shqipëria zgjodhi të heqë vizat me Izraelin

ELBASAN- Njohja e Kosovës është një zgjedhje politike siç edhe Shqipëria ka zgjedhur të heqë vizat me Izraelin tha ambasadori palestinez gjatë një kumtese të parë para studentëve të Elbasanit. Ambasadori palestinez në Shqipëri, Mohamad Tarshahani, ka qenë i ftuar në një leksion me studentët e Fakultetit të Shkencave Humane të organizuar nga shoqata e miqësisë Shqipëri-vendet arabe në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Kumtesa

Pasi ka prezantuar çështjen palestineze dhe pritshmërinë e Palestinës për një ndërhyrje të Presidentit amerikan Obama, ambasadori u është përgjigjur edhe pyetjeve të studentëve mbi çështjen palestineze, infrastrukturën dhe vështirësitë që has Palestina. Por ndër të tjera ambasadorit iu bënë edhe pyetje nga studentët, të cilët duket se e vunë pak në vështirësi. Një ndër këto pyetje ishte fakti se vendet arabe ndër të cilat edhe Palestina nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Studentët madje guxuan të përmendnin edhe fenë myslimane si një motiv pozitiv. Ambasadori nëpërmjet një përgjigje diplomatike tha se Palestina i kërkon ndjesë Kosovës, por mosnjohja është një zgjedhje politike siç edhe për shembull Shqipëria ka hequr regjimin e vizave me Izraelin”. Megjithatë, ambasadori shtoi se Palestina nuk është një vend pjesë e OKB-së dhe njohja apo mosnjohja e saj nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Gjithashtu z. Tarshahan ka shpjeguar se në çfarë gjendje ndodhet Palestina. Gjithashtu ai theksoi se ky shtet pret ndërhyrjen e Presidentit Obama, tek i cili shpresat janë të mëdha për zgjidhjen e çështjes së Lindjes së Mesme. Pyetjet nga studentët kanë qenë të karakterit historik madje kanë pyetur për sistemin arsimor dhe për jetën e vështirë që bën Palestina. Shoqata e miqësisë Shqipëri-vendet arabe pritet të zhvillojë edhe takime të tjera të kësaj natyre për marrëdhëniet me Palestinën dhe për kontakte më të afërta midis dy vendeve. Në këtë takim merrte pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Roland Gjini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›