E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja, 2 javë kohë për komandimin e gjyqtarëve

27/05/2010 Mosformimi i trupit gjykues, shtyn gjyqin ndaj Aldo Bares

Pritet të delegohen disa gjyqtarë tek Krimet e Rënda

TIRANË- Aldo Bare ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, brenda kafazit të hekurt, i veshur me kostum ngjyrë gri. Teksa gjyqtarja Fatmira Hajdari u fut së bashku me dy gjyqtarët Kreshnik Omari dhe Sokol Tona, shikimi i tij dukej i errët dhe herë pas here vështronte nga të paktët familjarë që ndodheshin aty. Dukej qartë që në atë moment se procesi nuk do të zhvillohej. Mungonin dy gjyqtarë. Artan Broci i dekretuar nga Presidenti në një gjykatë më të lartë, si ajo e Apelit, dhe si të mos mjaftonte kjo ishte dhe mungesa e gjyqtarit Altin Abdiu. Hajdari bëri menjëherë hyrjen pa u zgjatur. Pasi njoftoi mungesën dhe arsyen e saj, ajo tha se shtynte gjyqin për dy javë. Kohë kjo e mjaftueshme për KLD-në, e cila duhet të delegojë gjyqtarë për Krimet e Rënda. Në heshtje pa thënë asnjë fjalë dolën të gjithë nga salla e madhe, kamerat, gazetarët, familjarët e paktë, avokatët, prokurori Gentian Tgrenova dhe Aldo Bare i rrethuar nga policët e togës së shoqërimit. Gjyqi është në fazën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve. Janë më shumë se 100 dëshmitarë që do të rrëfejnë hapur atë që u ka ndodhur, personalisht, si dhe familjarëve të tyre gjatë viteve 1998 e në vazhdim nga Aldo Bare dhe personat e komanduar prej tij. Është quajtur koka e grupit të Lushnjës. Ka urdhëruar disa vrasje të gjitha për qëllime përfitimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›