E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vidhen statujat romake në Muzeun Kombëtar të Sirisë

Gjashtë statuja të lashta janë vjedhur nga Muzeu Kombëtar i Damaskut, i cili është një nga institucionet më të vjetra kulturore të Lindjes së Mesme dhe që ka një koleksion që tregon trashëgiminë arkeologjike dhe artistike të Sirisë.

Sipas burimeve, një hajdut theu një vitrinë prej qelqi dhe me sa duket qëndroi brenda ndërtesës deri në mbrëmje.

Autoritetet kanë nisur një hetim, sipas kreut të sigurisë së brendshme në Damask, Osama Mohammad Khair Atkeh. Ky i fundit tha se ekipet e specializuara po kryenin operacione gjurmimi dhe kërkimi për të arrestuar ata që janë përgjegjës dhe për të rikuperuar objektet e vjedhura.

“Rojet e sigurisë dhe zyrtarët po merren në pyetje për të përcaktuar rrethanat e incidentit”, shtoi ai.

Bizhuteritë, me vlerë rreth 88 milionë euro (77.5 milionë paund), dikur u përkisnin monarkëve, përfshirë Napoleonin III dhe gruan e tij Eugenie.

Disa persona janë arrestuar në lidhje me grabitjen, e cila nxori në pah mangësitë e sigurisë në muzeun më të vizituar në botë dhe u konsiderua nga shumë si një poshtërim kombëtar.

I themeluar në vitin 1919, Muzeu Kombëtar u mbyll në vitin 2012 për shkak të luftimeve në kryeqytet në fillim të luftës civile të vendit. Ai u rihap pjesërisht në vitin 2018 dhe rifilloi operacionet e plota në janar 2025, një muaj pasi rebelët rrëzuan ish-Presidentin Bashar al-Assad.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›