Vrasje në pyll, e mbysin me motor-sharrë

Një person ka humbur jetën sot pas sulmit me motor sharrë në pyllin e fshatit Dushkajë komuna Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë rajonale të Pejës viktima është shqiptar i Kosovës,Jakup L.(1973)
“Ai kishte shkuar për tu takuar me të dyshuarit shtetasit Elvan B.(1975) dhe B.B.(1997) ,gjersa këta te fundit ishin duke prerë dru në afërsi të shtëpisë së viktimës,dhe pas një fjalosje verbale ,te dyshuarit e sulmojnë viktimën me motor sharrë (të drunjve),me ç’rast e lëndojnë në pjesën e stomakut,dhe pas plagëve të marra,përkundër përpjekjeve të stafitmjekësor në Spitalin Rajonal Pejë,sipas konstatimit mjekësor, ka ndërruar jetë” thuhet në njoftimin e Policisë.
Njësitet përkatëse policore kanë arrestuar dy te dyshuarit e cekur më lartë dhe me vendim të Prokurorit të shtetit mbahen në lokalet e mbajtjes,ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është tërhequr nga njësiti përkatës i Mjekësisë Ligjore për ta dërguar për obduksion në Prishtinë.Rasti do te procedohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë./Indeksonline/