E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet automjeti i Gardës së Republikës

 Mbrëmjen e shkuar është vjedhur një automjet i Gardës së Republikës, të cilën e mbante në përdorim shoferi i këtij institucionit, P., Gjeci.

Makina ishte e parkuar poshtë banesës së këtij shtetasi në rrugën “Mine Peza”, por në mëngjes nuk janë gjetur më as gjurmët. Rasti është denoncuar në Komisariatin Nr 3 të kryeqytetit,  forcat e të cilit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Përveç makinës së Gardës, në zona të ndryshme të Tiranës janë vjedhur edhe 4 automjete të tjera, ku për njërin prej tyre është zbuluar autori. /Start/

                                                                                             2012-04-24 15:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›