E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet kablli elektrik,dy lagje pa drita

Vlorë, për të disatën herë zhduket kablli elektrik që furnizon disa zona. Banorët akuzojnë punonjësit e KESH-it


VLORË- Jo pak, por rreth 1500 metër kabëll elektrik, ka qenë vjedhja e radhës, e cila ka penalizuar dy lagje të qytetit të Vlorës me mungesë të furnizimit të energjisë elektrike. Kur vjedhja vjen e përsëritur, vetë banorët akuzojnë direkt specialistët që punojnë në ndërmarrjen e elektrikut.


Pa energji kanë mbetur banorë të zonës periferike, shumë pranë nënstacionit të elektrikut të Vlorës, si dhe të tjerë banorë në lagjen "24 maji". Sipas këtyre të fundit, në momentin e grabitjes së kabllove, është ndërprerë energjia nga burimi kryesor e më pas është prerë kablli.


Kjo sipas tyre nuk ndodh nga persona të thjeshtë, por mendojmë se janë specialistë që kryejnë vjedhjen. "Është e disata herë që vidhen kabllot e energjisë dhe ky fenomen po shihet si diçka e zakonshme, pohojnë banorët.


Vetë punonjës së elektrikut që kanë shkuar në zonë pas marrjes së njoftimit pohojnë se prerja e kabllove është bërë shumë shqetësuese kohët e fundit. Sipas tyre është konstatuar grabitja e kabllit dhe më pas kanë raportuar në drejtorinë e Fierit, prej edhe nga ndërmarrja ka varësinë, duke pritur përgjigjen se si do të operojnë për lagjen në fjalë.


Më tepër vështirësi kanë hasur banorë të zonës periferike, të cilët thanë se "duhet ta paguajmë vetë kabullin privatisht, pasi nga ndërmarrja nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe rivënien në punë e kemi të domosdoshme. Kemi bizneset në këtë zonë dhe nuk mund të rezistojmë pa energji elektrike".


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›