Iran-Venezuelë, investime 1.52 mld dollarë

Venezuela dhe Irani do të investojnë së bashku një miliard e 520 milionë dollarë në sektorët energjetikë, pas marrëveshjes së nënshkruar gjatë një vizite në Teheran të presidentit venezuelian Hugo Chavez. Ajo shtoi se kompania shtetërore venezueliane e naftës ''Petroleos de Venezuela SA'' do të investojë 760 milionë dollarë në fushën gazmbajtëse iraniane të Parsit Jugor. Sipas marrëveshjes, Irani do të investojë 760 milionë dollarë të tjerë në fushat naftëmbajtëse venezueliane të Dobokubit dhe Ayacucho.