Lihet ne qeli i akuzuari per vrasjen e Iriqit

LUSHNJ/ Orgest Bilbili nuk ka pranuar te kete gisht ne vrasjen e Gerti Lales. Pranon vjedhjet ne bashkepunim
LUSHNJ - Burg pa afat ka dhene gjykata per autorin e dyshuar si vrases i Gerti Lales i njohur ndryshe si Iriqi. Akuza e ngritur nga prokuroria per te arrestuarin e pak diteve me pare ishte ajo e vrasjes me paramendim. Organi i akuzes ne Lushnje ka kerkuar vleresimin si te vlefshem te arrestimit te Orgest Bilbilit si dhe vendosjen e mases arrest me burg per te. Nderkohe ka reaguar edhe pala mbrojtese e te pandehurit.
Prej avokatit eshte deklaruar se nuk ka prova te sigurta nga ana e prokurorise per akuzen e ngritur duke kerkuar qe prej saj te hetohet me tej dhe te kerkoje te dhena te tjera. Nderkohe vete Bilbili e ka hedhur poshte akuzen per vrasjen e Gerti Lales ngjarje e ndodhur kete vit me 8 korrik rreth ores 2330.
Por perkunder ketyre pretendimeve 20-vjecari i arrestuar pranoi akuzen per vjedhjet e kryera ne bashkepunim me te pandehurin Laert Haxhiu i vene ne pranga nje dite pas tij.
Pas degjimit te te dyja paleve nga ana e togave te zeza eshte dhene masa arrest ne burg per te pandehurin duke i dhene keshtu kohe edhe prokurorise per te perfunduar hetimet dhe per te mbyllur dosjen ne ngarkim te Bilbilit. Dyshohet qe ky i fundit ta kete kryer vrasjen e Gerti Lales ne bashkepunim edhe me persona te tjere pikerisht per menyren se si u vra 28-vjecari.
I mbiquajturi Iriqi sipas skenes se krimit te ndertuar nga hetimet e deritanishme rezulton qe te jete perleshur trup me trup me autoret te cilet e kane qelluar me se pari me thike e me tej eshte ekzekutuar me tre plumba. Nje gje e tille ka vertetuar edhe hipotezen se per vrasjen e tij kane qene disa persona prej te cileve i ndaluar eshte vetem 20-vjecari Bilbili.
Dyshohet qe vrasja te kete ndodhur per ngjarje te vjetra ne nje kohe qe viktima eshte konsideruar edhe si pjese e Bandes se Lushnjes. Mesohet se ne sallen e gjyqit nuk ka pasur te aferm te viktimes apo te te pandehurit.
Orgest Bilbili dyshohet edhe si bashkautor i disa vjedhjeve te kryera ne zonen e Fierit dhe te Lushnjes.