E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufte me policine prangoset vrasesi per pronen

SHKODR/ Gjovalin Shuk Kola eshte arrestuar mengjesin e se dieles nga forcat RENEA. Policia kishte deshtuar kater here per ta prangosur 51-vjecarin i dyshuar per vrasje dhe plagosje per ceshtjen e prones

SHKODR - Ka tentuar te cante rrethimin e policise duke qelluar me arme zjarri por eshte kapur nga uniformat blu se bashku me armen. Nje i shumekerkuar per vrasje dhe plagosje me arme zjarri eshte prangosur si rezultat i finalizimit te operacionit te koduar Shpati i Bardhe. Operacionet per arrestimin e tij kishin deshtuar kater here me pare.


Akuzat

Ne oret e para te mengjesit te se dieles forcat e drejtorise se policise se qarkut Shkoder se bashku me ato te RENEA-s kane rrethuar shtetasin Gjovalin Shuk Kola 51 vjec lindur e banues ne fshatin Nenshat Komuna Hajmel Rrethi Shkoder.


Kapja dhe arrestimi i tij u be per arsye se ky shtetas ka qene i shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise Qarku Shkoder pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor me vendim dt. 24.10.2007 ka vendosur ndaj tij masen e sigurise arrest me burg per veprat penale vrasje me dashje plagosje e rende me dashje dhe prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake.


Ai akuzohet per nje ngjarje te ndodhur me 05 dhjetor te vitit 2000 ku sipas prokurorise Gjovalin Shuk Kola ka vrare me arme zjarri per motive pronesie bashkefshatarin e tij Pashuk Tukaj dhe ka plagosur shtetasit Zef Tukaj dhe Zina Tukaj te aferm te viktimes.


Konflikti i tyre ka qene per nje pjese toke te mbjelle me vreshte dhe pas ngjarjes autori eshte fshehur. Fillimisht kjo ngjarje ka qene e pazbuluar dhe dosja eshte rihapur ndersa i dyshuari Gjovalin Shuk Kola eshte shpallur ne kerkim ne tetor te vitit 2007. Qe atehere policia ka deshtuar kater here ne kapjen e tij.


Operacioni


Burime te policise se Shkodres tregojne se para nje muaji kater agjente te saj civile kane percaktuar vendndodhjen e 51-vjecarit tek stani i bagetive. Duke qene terren i veshtire qe do ti krijonte mundesi te largohej nuk eshte nderhyre por ka vazhduar mbajtja nen vezhgim e tij derisa te vinte ne banese ku jetonte bashke me te aferm te tjere.


Gjate mesnates eshte rrethuar banesa dhe i eshte bere thirrje per dorezim por Gjovalin Kola kesaj i eshte kunderpergjigjur me arme zjarri.


Forcat e RENEA-s kane vepruar me shpejtesi duke perdorur mjetet e tyre neutralizuese perfshire dhe gaz lotsjelles. Jane nxjerre jashte baneses njekateshe personat qe ndodheshin aty dhe pas rreth nje ore eshte bere e mundur neutralizimi dhe kapja e autorit se bashku me armen e krimit tip automatik e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.


Pervec akuzave te ngritura me pare 51-vjecari do te perballet dhe me kundershtim te forcave te policise me arme zjarri.


Permbledhje


Gjovalin Kola iu kundergjigj me arme perpjekjes se forcave te policise per ta vene ne pranga ne vendndodhjen e tij
Gjate mesnates banesa e tij eshte rrethuar dhe i eshte bere thirrje per tu dorezuar por nje gje e tille nuk eshte pranuar
Jashte baneses njekateshe jane nxjerre personat qe banonin ne te ndersa eshte perdorur gazi lotsjelles per te mundesuar neutralizimin
Kola akuzohet se ne vitin 2000 ka vrare me arme zjarri Pashuk Tukaj dhe ka plagosur Zef dhe Zina Tukajn per nje vresht

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›