Vidhet makina e kryebashkiakut Zeqo, kallzon në polici
FIER – Vidhet makina e kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo. Burime nga policia lokale pohojnë se denoncimi është bërë nga vetë Zeqo rreth orës 15:00 të ditës së djeshme.
Mësohet se, rreth orës 9:00 automjeti tip “BMW” me targa AA 003 BA ishte parkuar para banesës së kryebashkiakut, në lagjen “15 Tetori”.
Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku, policia e Fierit ka nisur hetimet për identifikimin e vënien në pranga të autorëve të krimit.
(el.me/GSH/BalkanWeb)