Albin Kurti: Po përgatitemi për qeveri
Albin Kurti po bëhet gati për pushtet. Të paktën kështu i ka thënë Balkan Insight në një intervistë duke shtuar se "Vetëvendosje po rritet çdo ditë".
"Ne dimë si të qeverisim kur do të na vijë radha jonë në pushtet. Po përgatitet programi për qeverisjen e vendit, zhgënjimi i njerëzve po rritet çdo ditë me regjimin aktual" ka thënë Kurti.
Më tej ai ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike, akuzat e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu - Kamishi ndaj tij e të tjera. Ish zëdhënësi i UÇK-së, Kurti ka kritikuar edhe ish anëtarët e UÇK-së, të cilët sipas tij, ka abuzuar në emër të luftës.
"Kam respekt për të gjithë ata që kanë kontribuar për çlirimin, por UÇK-ja nuk do të thotë amnisti: një vit në luftë e 12 vite biznesmen" ka përfunduar Kurti
(ar.si/BalkanWeb)