Lunaçek: Kosova të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek angazhohet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike, që do mbahen gjatë kësaj vere në Londër, raportojnë mediat serbe.
Në amendamentin, të cilin e ka dorëzuar në Rezolutën e PE-së për Kosovën, e të cilin agjencia serbe Tanjug ka pasur rastin ta shoh, ajo ka treguar për rëndësinë e avancimit të raporteve të Kosovës dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare të cilat merren me kulturën dhe ruajtjen e trashëgimisë, si dhe pjesëmarrjen në organizatat sportive.
Zëdhënësi i Lanaçek, Volfgang Mahrajh i ka thënë Tanjugut se për rezolutën mbi Kosovën do të diskutohet ditën e enjte.
Lunaçek në amendamentin e vet të paraqitur veçmas, ka apostrofuar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik “në pikëpamjen e mundësimit të pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike të Londrës”.
(ar.si/BalkanWeb)