E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e PS pro numërimit elektronik

27-03-2012 / Gazeta 55

“Aplikimi i teknologjisë ndihmon në procesin e numërimit”

Ligjvënësit e mazhorancës dhe opozitës shprehen në mbështetjet të procesit të numërmimit elektronik të votës. Deputetë të Partisë Demokratike theksojnë se aplikimi i teknologjisë ndihmon në procesin e numërimit.
Numërimin elektronik e shohin me pozitivitet edhe deputetët socialistë. Madje, ata pranojnë se gjatë viteve të fundit interneti është shtrirë në të gjithë territorin e vendit, çka ndihmon zbatueshmërinë e numërimit elektronik.
Aktualisht ekspertët e Komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore, janë duke përgatitur draftin përkatës, i cili do të paraqitet për diskutim.
Procesi i numërimit shihet si një metodike, e cila do të lehtësonte shumë procesin, duke evituar tejzgjatjen e kohës së numërimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›