E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama nuk e pranon realitetin që jetojnë qytetarët çdo ditë

TIRANE- Partia Demokratike tha sot, në një deklaratë për mediat, se kreu i PS-së, Edi Rama, i ngujuar ne autobusin e tij mavi, nuk pranon realitetin që jetojnë qytetarët çdo ditë.

Duke iu referuar takimit të Ramës në Belsh të Elbasanit, ku ai tha se nuk ka ndodhur "asnjë ndryshim për mirë, asgjë nuk mund të thuhet se është bërë në këto katër vjet", deputeti i PD-së, Gerti Bogdani, tha se "është e qartë se Edi Rama Rama në rolin e atij që ka sy e nuk shikon, ka veshë dhe nuk dëgjon, i beson vetem realitetit që krijon vetë dhe që nuk ekziston. Qytetarët janë ata që krijojnë ndryshimin dhe zhvillimin Ata e shohin dhe mund ta prekin zhvillimin. Qytetarët e ndjejnë dallimin në Elbasan".

"Në 4 vitet e fundit, kemi ndërtuar qindra e qindra km rrugë, nga të cilat rrugët si Fierzë-Kosovë, Belsh-Fierzë, Mollas-Selitë-Frashër, Kuçovë-Belsh-Cërrik, Librazhd Qender Stude Loti 1,2,3, dhe tani është duke u përfunduar autostrada Tirane –Elbasan. Vetem ne komunën e Bradasheshit janë ndërtuar dhe rindertuar keto vitet e fundit 50 km rrugë dhe kjo histori nuk është unike per Elbasanin, këto rrugë janë vetëm një pjesë e e vogël e më shumë se 10.000 km rrugë që kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar. Sepse rrugët krijojnë vende pune, shkurtojnë kohën e udhëtimit dhe ndihmojnë qarkullimin e mallrave drejt tregut', tha deputeti Bogdani.

Ai bëri të ditur se "në 4 vitet e fundit kemi ndërtuar disa shkolla si ajo 9 vjeçare e re në qytetin e Elbasanit, shkolla 9 vjeçare në komunën e Fierzës, shkolla e re e Mesme në Poroçan në Gramsh dhe shkolla 9 vjeçare Arven në komunën Përparim në Peqin. Këto janë vetëm disa nga 181 shkollat dhe kopshtet qe kemi ndertuar ne rrethin e Elbasanit, nga 1.300 shkollat që kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar për të ulur numrin e nxënësve për klasa dhe kemi ndihmuar në rritjen e cilësisë së arsimit. Vetem per Universitetin e Elbasani jane investuar 900 milionë lekë".
Bogdani tha se në këto katër vite janë ndërtuar ne Elbasan spitali kirurgjik, qendra shëndetësore dhe ambulanca. Qendra shëndetësore si ajo në komunën Gostimë, në komunën Skëndërbegas, në komunën Mollas dhe më shumë se 100 ambulanca vetëm në Elbasan.

"Ne kemi përmirësuar furnizimin me ujë dhe energji. Kemi ulur tarifat e telefonisë celulare me 75%, kemi dyfishuar pensionet e ulëta dhe rritur me 120-140 për qind rrogat e mesuesve. Dhe ne e dimë që kemi akoma punë për të bërë. Ndaj dhe po ndërtojmë rrugën e re të Elbasanit", tha deputeti demokrat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›