E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: “Te ndryshohet ligji per pension suplementar te policeve”

Rekomandimi pas ankesave te shumta te ish-efektiveve qe u larguan per braktisje te detyres apo qe jane denuar me burg nga gjykata
Laureta Rryçi

Ish-policet qe jane perjashtuar nga radhet e policise per braktisje te detyres apo qe jane denuar me burg nga gjykata duhet te perfitojne pension suplementar per shkak te statusit qe kane pasur. Avokati i Popullit, Emir Dobjani, pak dite me pare ka rekomanduar zyrtarisht marrjen e iniciatives nga nje grup deputetesh per nje ndryshim dhe shtese ne ligjin “Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te policise se shtetit”. Burime nga ky institucion pohuan dje per gazeten “Albania” se rekomandimi u eshte drejtuar kryetarit te Komisionit Parlamentar per Çeshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut, Fatos Beja; kryetarit te Komisionit Parlamentar te Sigurise, Leonard Demi; kryetares se Kuvendit te Shqiperise,
Jozefina Topalli; ministrit te Brendshem, Bujar Nishani; drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prençi.
Sipas rekomandimit, Dobjani e ka marre kete iniciative pas nje numri te shumte te ankesave nga ish-efektivet e policise te mberritura ne zyren e tij. “Ne institucionin tone jane bere disa ankesa nga ish-punonjes te policise se shtetit te perjashtuar me motivacionin “per braktisje te detyres” ose qe jane denuar me burg nga gjykata. Ata ankohen per mosperfitim nga Ligji Nr. 8661, date 18.9.2000, “Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te policise se shtetit”, - thuhet ne rekomandim.
Pretendimet e ish-efektivave
Sipas Dobjanit, ankuesit pretendojne se megjithese i plotesojne kriteret e percaktuara, si vjetersine e sherbimit dhe moshen, nuk e perfitojne te drejten si te ardhur suplementare. Shkak per mosperfitimin e saj eshte bere nje dispozite e ketij ligji dhe konkretisht neni 21, paragrafi i pare, i cili parashikon se: “Te ardhurat suplementare, te percaktuara ne kete ligj, nuk i perfitojne punonjesit qe jane perjashtuar nga policia per braktisje te detyres ose qe jane denuar me burg nga gjykata, me vendim te formes se prere”. Nga ballafaqimi i kesaj dispozite me Kushtetuten tone dhe me aktet nderkombetare te te drejtave te njeriut te ratifikuara nga shteti yne, konstatojme se paragrafi i pare i nenit 21 te Ligjit Nr. 8661, date 18.9.2000, “Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit”, nuk eshte ne perputhje me to dhe konkretisht: Ai vjen ne kundershtim me nenin 18 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne te cilin percaktohet se “te gjithe jane te barabarte para ligjit”. Rezulton qe koleget e policeve te liruar apo te perjashtuar nga policia e shtetit per motivacione te ndryshme, si thyerje te rende te disiplines, shkelje te betimit etj., e perfitojne kete te drejte perveç ankuesve te liruar me motivacionin per braktisje te detyres ose qe jane denuar me burg nga gjykata me vendim te formes se prere, ndonese kane paguar kontribut shtese njelloj sikurse ata. Sqarojme se perfitimi nga ky ligj eshte rrjedhoje edhe e pageses se kontributit shtese te punonjesve te policise gjate kohes qe kane qene ne detyre. Kjo percaktohet ne nenin 3 te tij, ku thuhet se: “Punonjesit e Policise se Shtetit paguajne kontribut shtese, mbi ate te percaktuar ne Ligjin Nr. 7703, date 11.5.1993, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise” ne masen 1 per qind te pages referuese. Per funksionet ne rolin madhor, masa e ketij kontributi eshte 2 per qind..”. Pra, perderisa ankuesit kane punuar ne te njejtat kushte dhe kane paguar nga paga e tyre te njejten mase kontributi sikurse koleget e tyre, per rrjedhoje edhe keta duhet te perfitojne te ardhurat suplementare qe rrjedhin nga ky ligj, pavaresisht nga motivacioni i perjashtimit te tyre nga policia. Vetem keshtu mund te zbatohet drejt dhe pa dallim parimi kushtetues i barazise se te gjitheve para ligjit.
Kundershtite ligjore
Ai vjen ne kundershtim me nenin 7, germa “a”, te “Paktit nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike, shoqerore dhe kulturore”, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme me Rezoluten e saj 2200 A te 16 dhjetorit 1966, ne te cilen percaktohet se: “Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten qe ka çdo person per te gezuar kushte pune te drejta e te favorshme, te cilat te sigurojne ne menyre te veçante: ... Nje page te drejte dhe nje shperblim te barabarte per nje pune te barabarte, pa kurrfare dallimi,...”. Ne fakt, te ardhurat suplementare te percaktuara ne kete ligj, ku perfshihet edhe pensioni i parakohshem per vjetersi sherbimi, jane nje lloj shperblimi per punonjesit e policise per shkak te natyres se punes se tyre dhe veshtiresive te detyrave qe ata kryejne. Mirepo duke ia mohuar pensionin e parakohshem per vjetersi sherbimi nje pjese te punonjesve te policise per shkak te motivacionit te perjashtimit te tyre, shkelet hapur e drejta e garantuar nga Pakti i cituar me siper, shperblim te barabarte per nje pune te barabarte. Ai vjen ne kundershtim edhe me nenin 1 te “Deklarates universale te te drejtave te njeriut”, miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Pergjithshme me Rezoluten e saj 217 A, te 10 dhjetorit 1948, ne te cilen percaktohet se: “Te gjitha qeniet njerezore lindin te lira e te barabarta nga pikepamja e dinjitetit dhe e te drejtave”. Kjo pengese per te mosperfituar nga ligji, ne fakt perben nje denim penal plus per personat qe jane denuar me vendim penal nga gjykata. Kujtojme se denimet penale plotesuese jane percaktuar nga neni 30 i Kodit Penal. Ne kete dispozite penale nuk parashikohet si lloj denimi “mosperfitimi i pensionit ose i te ardhurave suplementare si pension”. Kete e ndalon edhe neni 2 i Kodit tone Penal qe percakton: “Askush nuk mund te denohet me nje lloj dhe mase denimi te paparashikuar ne ligj”. 5. Gjithashtu, eshte me rendesi t’ju bejme me dije se nje mohim te se njejtes natyre te kesaj te drejte ka pasur edhe Ligji ne fuqi Nr. 8087, dt. 13.03.1996 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura ne Republiken e Shqiperise, te ushtarakeve te Ministrise se Rendit Publik dhe te Sherbimit Informativ Shteteror”, ndryshuar me Ligjin Nr. 8521, dt. 30.07.1999. Mirepo me rekomandimin e Avokatit te Popullit, Kuvendi i Republikes se Shqiperise, me Ligjin Nr. 8948, dt. 03.10.2002, beri ndryshimin ne nenin 19/1 te ligjit te cituar me siper, duke hequr shprehjen “per braktisje detyre” dhe shtuar nje paragraf, i cili i jep fuqi prapavepruese kesaj dispozite. Ky ndryshim ligjor i krijoi mundesine e perfitimit suplementar te pensionit te parakohshem edhe kategorise se ushtarakeve te larguar nga detyra me motivacionin “per braktisje detyre”. Perderisa kete te drejte qe ne po propozojme e fitojne ushtaraket e Forcave te Armatosura, te SHISH-it dhe te ish-Ministrise se Rendit Publik, pjese perberese e te ciles kane qene edhe punonjesit e Policise se Shtetit deri ne momentin e zbatimit te Ligjit Nr. 8661, date 18.9.2000 “Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit”, per rrjedhoje ate duhet ta perfitojne policet edhe me ligjin aktual.

Rekomandimi, perse duhet ndryshimi

“...Sqarojme se Ligji Nr. 8661, date 18.9.2000, “Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit”, megjithese “de jure” ka hyre ne fuqi ne vitin 2000, “de facto” ai ka hyre ne fuqi dhe eshte zbatuar ne gjysmen e dyte te vitit 2005, pas kompletimit te tij me disa akte nenligjore. Qendrimi i kundert perben nje pabarazi te dukshme, nje mohim te padrejte te nje te drejte te fituar me pare dhe nje diskriminim te hapur te punonjesve te Policise se Shtetit ne krahasim me kategorite e tjera punonjesve te cituar me siper. Per te bere te mundur zgjidhjen e ketij problemi, bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes tone qe thote se: “Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike” dhe nenin 24, germa “a” te Ligjit Nr. 8454, dt. 04.02.1999 te ndryshuar “Per Avokatin e Popullit” qe thote se: “Kur Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka te drejte t’u rekomandoje organeve qe kane te drejten ligjvenese te bejne propozime per ndryshimin dhe permiresimin e ligjeve”, ju rekomandojne qe nepermjet nje grupi deputetesh te merret iniciativa legjislative per nje ndryshim dhe shtese ne Ligjin Nr. 8661, date 18.9.2000 “Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit” dhe konkretisht: 1. Te shfuqizohet neni 21 i tij.
2. Ne nenin 12 te shtohet nje paragraf me kete permbajtje: “Punonjesit e Policise qe nuk kane perfituar nga ky ligj per shkak te nenit 21 te Ligjit Nr. 8661, date 18.9.2000 “Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit”, t’i perfitojne te ardhurat suplementare nga çasti i lindjes se te drejtes per perfitim”.

19 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›