Gjykata rrezon kerkesen e Kejdi Kotes per amnisti
Kejdi Kotes iu rrezua kerkesa per amnisti. Gjyqtari Martin Deda nuk e pranoi kerkesen e Kotes. Ky i fundit vetem pak kohe me pare arriti te perfitonte 90 dite ulje denimi nga Gjykata e Faktit Tirane. Kejdi Kote eshte akuzuar per vjedhjen e Bankes se Kursimeve, ne nje shume prej 250 milione lekesh. Me ane te nje çeku te falsifikuar u cilesua si super mashtruesi dhe falsifikatori qe s'ishte njohur ndonjehere ne vend. Gjithçka ndodhi brenda pak ditesh ne nje nga agjencite e Bankes se Kursimeve qe ndodhej ne bulevardin "Zogu i Pare" ne kryeqytet. 25-vjeçari Kote meson se nje person kishte jo pak, por 25 milione leke te rinj ne banke. Si specialist falsifikimesh qe ishte, ai ka falsifikuar dokumentet sikur pronari kishte vdekur, si dhe nje deshmi trashegimie, ne te cilen te gjithe pasurine ia linte Kotes. Per kete veper penale, Kote u denua me 11 vjet burg dhe tashme ndodhet ne Burgun e Rrogozhines. Nderkohe eshte kreu i shtetit ai qe do te vendose per faljen ose jo te denimit qe atij i ka mbetur.
19 Dhjetor 2007