E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroine te 302-shi, pranga familjarit

Pranga te afermit te te burgosurit, iu gjend heroine. Gardianet e paraburgimit te 302-shit ne Tirane dje jane detyruar te arrestojne nje nga familjaret. Burime prane ketij paraburgimi shpjeguan se gjate kontrollit qe po i behej Klevis Mezinit iu gjend nje gram heroine. Te njejtat burime shpjeguan se Mezini kishte ardhur si zakonisht per te takuar te vellane, Armando Mezinin. Mirepo jo vetem nuk e ka takuar, por mesa duket do te qendroje me te ne qeli. Gjate kontrollit sapo eshte konstatuar heroina jane alarmuar drejtuesit duke u vene ne dijeni per situaten. Klevis Mezinit, 36 vjeç, menjehere i jane vene prangat dhe eshte shoqeruar per ne ambientet e Drejtorise se Policise.

19 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›