Vidhnin bankat jashtë shtetit, në pranga 4 hakersa

Policia e Shtetit godet një rrjet hakerash, prej katër personash. Falë operacionit të finalizuar me sukses anti-hakers të bluve është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i katër shtetasve, mes tyre Ilir Lajthia 28 vjec dhe Kejdi Stambollxhiu 19 vjeç nga Elbasani. Ndalimi i tyre është bërë pasi akuzohen për vjedhje të bankave jashtë shtetit.
Kanë qenë pikërisht autoritetet policore të këtyre shteteve që kanë gjurmuar dy të arrestuarit dhe përmes transfertave të parave është gjurmuar edhe shtetësia. Të arrestuarit akuzohen për “ndryshim të dhënash dhe vjedhje”, ndërsa pritet një deklaratë për shtyp nga ana e Policisë së Shtetit, për më tepër detaje lidhur me këtë operacion.