Lezhe pranga policit bombe

Një punonjës i policisë kufitare dhe emigracionit ne Shëngjin te Lezhës u prangos pasi i janë gjetur municione te shumta dhe pajisje te ndryshme luftarake. Ndue Gjetaj 57 vjec nga Gryke Manatia e Lezhës u arrestua ne mesnate ne shtëpinë e tij, pasi gjate kontrollit ne banese policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 300 fishekë te kalibrave te ndryshëm, 15 karikatore armesh te llojeve te ndryshme,27 granata dore, 12 detonatorë elektrik, 9 detonatorë për granata, 2 pale dylbi, 1 silenciator, busull orientuese, pjese te ndryshme për arme zjarri, pranga si dhe 2 jelek antiplumb. Pas arrestimit prokuroria e Lezhës ka nisur nje hetim te hollësishëm ndaj 57 vjeçarit Ndue Gjetja dhe te shkuarës se tij. Burime nga policia ka bere te ditur gjithashtu se sendet e sekuestruara do te analizohen nga policia shkencore.