Berisha Opozita shkon ne kundershtim te interesave te qytetareve

Kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar ashpër opozitë parlamentare për qëndrimet e saj duke votuar kundër ligjeve që çojnë përpara progresin e vendit, si dhe duke kundërshtuar nismat në favor të qytetarëve. I pranishëm në seancën e sotme parlamentare, kreu i ekzekutivi ka apeluar në adresë të PS-së për të votuar kërkesat e KE. Në fjalën e tij, Kryeministri ironizoi mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS-së, ku lidershipi socialist bllokoi dhe valët e operatorëve telefonikë për deputetët.
“Ja ku doli përgjimi juaj, në shurdhi të plotë informative. Do i bëni mocion Ramës? Jo. Vazhdoni me Imamin. Kjo është kupola që them unë. Lidhur me aktin normativ të qeverisë, ai nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të vendosë disiplinën. Jeni ju kundër. Ne kemi bërë një decentralizim madhor dhe kemi besim tek qeveritë vendore. E kemi transferuar ujësjellësin për interesa të qytetarëve të Tiranës. Në çdo gjë që bëhet për të zbutur tarifat për qytetarët, automatikisht e konvertoni në vota dhe e kundërshtoni. Opozita përshëndet qeverinë për të gjitha masat e drejta dhe e kritikon apo sugjeron masat e saj. Ju duhet të jeni të parët që duhet ta përshëndesni këtë akt, që është në interesin më mirë të qytetarëve të Tiranës”, deklaroi Berisha.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi e cilësoi ironinë e Kryeministrit Berisha si një turbullimin, për shkak se nuk u arrit të përgjohej platforma e kundërshtarit të tij politik.
Gjithashtu, në debat me kryeministrin Berisha u përfshi dhe deputeti socialist Arben Ahmetaj. Kryeministri, e ka etiketuar Ahmetaj si “Mister Hermesi” duke e akuzuar atë për përvetësim të 15 milionë euro në dëm të taksapaguesve shqiptarë. “Mister Hermes, me të të lidh përvetësimi i 15 milionë euro me kompaninë tënde mbi telekomin shqiptar. E shikoni si u shfazua, merr një gotë ujë mos të bie të fikët. Sytë pasqyrë e shpirtit”, deklaroi Berisha.
Seanca
Është thirrur sot seanca parlamentare, ku po diskutohet mbi fondin shtesë të aksit Levan-Vlorë, shtesë e cila kap vlerën e 1.7 milion eurove. Në fjalën e tij, ministri Olldashi ka argumentuar në zëra shpërndarjen e këtij fondi. Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të socialistëve, sipas të cilëve, kostoja e lartë e rrugës rëndon në kurriz të shqiptarëve, ministri Olldashi vlerësoi se autostrada Levan-Vlorë është një rrugë me standardet më të mira dhe me koston me të ulët në rajon. Sipas tij, marrëveshja që shqyrtohet sot në Kuvend është njoftuar më parë, pasi siç tha ai është bërë e ditur se marrëveshja me BERZH nuk është e vetmja, por do të ketë edhe një marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve. Pavarësisht kundërshtive opozita parlamentare dha votën pro, duke e miratuar projektin për aksin Levan-Vlorë, me 116 vota. Njëkohësisht,Kuvendi miratoi ligjin për komunikimet elektronike, i cili mori 105 vota pro. Ndërkohë që ligjvënësit socialistë kundërshtua jo vetëm me debate por dhe me votë privatizimin e HEC-it të Lana-Bregasit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i qeverisë akuzoi socialistët se kundërshtojnë çdo gjë që shkon në interes të qytetarëve. “Çdo gjë që rrënon karrigen e kryetarit tuaj, ju lëndon 1 mijë herë më shumë se interesat e qytetarëve. Keni votuar kundër rritjes së rrogave dhe kundër rritjes së ndihmës ekonomike. Politika nuk është hipokrizi, sot flisni për pensione, nesër e kundërshtoni rritjen e pensioneve”, theksoi Berisha. Por kundrejt këtij qëndrimi ka ardhur dhe reagimi i kreut të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruç i cili u shpreh se “kur flet me nxënësit e shkollës trego përralla me mbret, por kur bëhet fjalë për privatizim mos trego përralla, pasi e vërteta është se qytetarët e Tiranës do paguajnë koston e ujit plus do paguajnë për kredinë tënde, ndaj mos na hidh hi syve”.