Pranga tetraplegjikut vrases
Policia e Lezhës ka prangosur njerin prej autoreve te vrasjes se 19 vjeçarit Danjiel Bardhoci dhe plagosjes se 17 vjeçarit Osvaldo Marku,ngjarje e ndodhur me 4 shtator te këtij viti ne Blinishtë te Lezhës. Ne prangat policise ka rene Lek Sallaku 33 vjec nga fshati blinisht, i cili eshte arrestuar brenda baneses se tij gjate nje operacioni blic te uniformave blu. Sallaku eshte nje person me te meta fizike tetraplegjik, por kishte mundur ti shmangej arrestimit deri mbremjen e djeshme. Ndaj tij gjykata e Lezhës kishte vendosur masen e sigurise arrest me burg per vepren penale te vrasjes e kryer ne bashkpunim me pasoje vdekjen e nje shtetasi. Lek sallaku dhe nje tjeter person, identiteti i te cilit nuk eshte bere ende i ditur, ne hyrje te fshatit Blinishtë qelluan me bresheri automatiku ne drejtim te mjetit ku udhëtonin dy te rinj nga Kallmeti i Lezhës duke lënë te vdekur Danjiel Bardhocin e plagosur rende Osvaldo Markun. Ngjarja ndodhi pas nje konflikti qe kishin patur mes tyre autoret, viktima dhe 4 te rinj nga Kallmeti te cilët janë arrestuar na policia nen akuzën e përfshirjes ne konflikt dhe armëmbajtjes pa leje.