E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunimi i varrezave te Sharres, burg autoreve

Tirane - Shkaterrimi dhe vjedhja e varreve ne Sharre u ka kushtuar nje vit burg dhe 210 mije leke gjobe dy te pandehurve, qe ishin arrestuar nga policia e kryeqytetit disa muaj me pare. Trupi gjykues i Shkalles se Pare, i kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, ka dhene dje vendimin ne dem te dy te rinjve te pandehur. Aleksander Shani u denua me 210 mije leke gjobe, kurse Emin Berisha me nje vit burg. Sipas prokurorise, dy te pandehurit ne muajin korrik te ketij viti, pasi jane dehur, kane shkuar ne varrezat e Sharres, ku dhe kane marre prej aty kater vazo bronzi, te cilat me pas kane tentuar t'i shesin. Por, pasi i ka dale pija, i pandehuri Berisha i ka cuar vazot ne polici, duke u vetedenoncuar dhe u jane vene prangat. Dy te pandehurit e kane pranuar krimin, nderkohe qe kane pretenduar se kane qene te dehur.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›