E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezuan te mituren, denohen 17 vjet burg

Tirane - Shfrytezimi si prostitute i nje vajze, kundrejt shumes prej 3 mije lekesh per cdo klient, u ka kushtuar 17 vite burg dy te arrestuarve per kete ngjarje, disa muaj me pare ne kryeqytet. Gjykata e Tiranes ka dhene dje vendimin pas pretences se prokurorise ne ngarkim te Bajram Peposhit, 23 vjec dhe Fazan Palushit, 20 vjec. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, ka dhene 10 vjet heqje lirie per Peposhin dhe 7 vjet heqje lirie per Palushin. Dy te pandehurit, sipas gjykates, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane shfrytezuar per prostitute dhe perdhunuar te mituren E. A., kundrejt cmimit 3 mije leke per klient. Zbulimi i te pandehurve ka ardhur si pasoje e zbardhjes se autoresise se disa vjedhjeve te kryera prej tyre dhe pas denoncimit te vete vajzes. Mbi dy te pandehurit rendonin akuzat e "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese", "marredhenies seksuale me dhune me te mitur, heqja e paligjshme e lirise dhe vjedhje ne bashkepunim".
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›