E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin ne firmen Albanera sh.p.k arrestohen dy persona

Dy persona kanë përfunduar në pranga të akuzuar për vjedhje në firmën “Albanera sh.p.k”.

Të arrestuarit janë Ylli Done lindur dhe banues në fshatin Peshtan të rrethit Tepelenë dhe Elis Cani lindur dhe banues në fshatin Mezhgoran të rrethit Tepelenë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin , mesnaten e se martes kanë shkuar në vendin e quajtur Kodra e Çomes në fshatin Mbrezhdan të rrethit Përmet, ku ishin të parkuar mjetet e rënda të firmës “Albanera sh.p.k”, e cila nxjerr dhe përpunon pllaka e guri dhe kanë thyer dyert dhe serbatorët e dy automjeteve të rënda “Eskavatorë”, ku kanë marrë dy bateri dhe rreth 200 litra naftë, por në momentin e fundit janë arrestuar në flagrancë nga ana e forcave të Policisë së Komisariatit të Policisë Përmet.

Këta shtetas për të kryer aktivitetin kriminal përdornin mjetin tip Benz me targa DR 2719 B, në pronësi të shtetasit Elis Cani .Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 bateri të mëdha të automjeteve të rënda të firmës Albanera sh.p.k, një sasi e konsiderueshme nafte, 6 bidona të mëdhenj plastikë, tubo llastiku, automjeti tip Benz që përdornin për të lëvizur dhe transportuar mallrat e vjedhura. .

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›