E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhnin predha në Gërdec, prangosen 6 persona

Policia e kryeqytetit ka arrestuar gjashtë persona, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur predha në Gërdec. Të ndaluarit janë shtetasit Matash Ndoi, Gëzim Domi, Kreshnik Hasa, Faton Deda, Abdul Hasa dhe Tom Deda. Sasia e predhave të grabitura me pas shitej prej tyre për skrap. Uniformat blu sekuestruan gjithashtu 18 gëzhoja dhe predha të vjedhura në zonën e kraterit, kur një muaj më parë ndodhi tragjedia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›