Alibeaj i vërsulet Apelit të Tiranës
Përplasja midis Ministrisë së Drejtësisë dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit që ndodhi gjatë analizës vjetore të zhvilluar një muaj më parë, ka zbritur në bazë. Alibeaj ka konkretizuar sulmet e tij verbale ndaj 12 gjyqtarëve, për zvarritje në shpalljen e vendimeve dhe cenim të procesit të gjykimit, duke dërguar në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit inspektimin e ministrisë, i cili ka kontrolluar të gjithë veprimtarinë e kësaj gjykate. Informacionet e marra nga kryesekretaria e gjykatës, sipas burimeve zyrtare të ministrisë kishin bërë të njohur raste kur vendimet gjyqësore ishin shpallur me 7 muaj e 23 ditë pas marrjes së vendimit. Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë tha se pikërisht, nisur nga këto informacione, kreu i dikasterit kishte urdhëruar kontrollin në këtë gjykatë.
"Pas kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një raport përfundimtar", deklaroi dje zëdhënësja e ministrisë, Migen Demirxhi. Sipas saj, nga kontrolli u konstatua se "12 gjyqtarë të Apelit Tiranë, nga 1 janar i vitit 2007 deri më 30 dhjetor të këtij viti, kanë dorëzuar në kryesekretarinë e kësaj gjykate jashtë afatit ligjor 700 dosje civile dhe penale, që zënë 20% të çështjeve penale dhe civile të përfunduara". Inspektimi duket se ka evidentuar faktin që një numër i madh dosjesh ishin dorëzuar minimalisht në një afat mbi dy muaj nga dhënia e vendimit dhe maksimalisht 6 muaj nga dhënia e vendimit.
Në të njëjtën kohë, raporti nxjerr në pah se vonesat në dorëzimin e dosjeve kanë sjellë pasoja për të gjitha palët ndërgjyqësore, pasi në qoftë se njëra palë kërkon të ekzekutojë vendimin, pala tjetër kërkon të bëjë rekurs për në Gjykatën e Lartë, kërkesë, e cila në bazë të nenit 476 të Kodit të Procedurës Civile, duhet të depozitohet në një afat prej 30 ditësh nga njoftimi që u është bërë palëve.
Në këto kushte, sipas Ministrisë së Drejtësisë, gjyqtarët kanë shkelur të drejtën e palëve për gjykim brenda afatit të arsyeshëm ligjor, duke lejuar tejzgjatje të procesit dhe mosrealizim të të drejtave të tyre themelore në kohë. Raporti u është dërguar 12 gjyqtarëve të kësaj gjykate, në radhë të parë për t‘u njohur me të, por njëkohësisht edhe për t‘u dhënë mundësinë që të paraqesin kundërshtimet e tyre. Pas këtij procesi, ministri i Drejtësisë, në bazë të ligjit "Për organizimin e pushtetit gjyqësor" do të vendosë për nisjen e procedimeve disiplinore për gjyqtarët e evidentuar.
Këto zhvillime vijnë fill pas përplasjeve që ministri Alibeaj pati me gjyqtarët gjatë analizës njëvjeçare të gjykatave të Tiranës. Ndërkaq mësohet se Ministria e Drejtësisë ka nisur kontrolle edhe në disa gjykata të tjera të vendit.
Ja nenet që janë shkelur
Neni 113 K.Pr.Penale
Origjinalet e akteve të gjykatës depozitohen në sekretari brenda pesë ditëve nga bërja e tyre. Për aktet e ankueshme njoftohen prokurori dhe personat që me ligj i njihet e drejta të bëjnë ankim.
Neni 308/2 K.Pr.Civile
Në çështje të ndërlikuara, gjykata mund të shpallë vetëm dispozitivin e vendimit, duke e dorëzuar atë të arsyetuar në sekretari jo më vonë se dhjetë ditë, ose të shtyjë shpalljen e arsyetuar të vendimit, deri në pesë ditë. Arsyetimi i vendimit bëhet nga kryetari i seancës, përveçse kur ai ia beson këtë njërit prej anëtarëve të trupit gjykues.
Neni 476 i K.Pr.Civile
Rekursi depozitohet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin, në afatin prej 30 ditësh nga njoftimi që u është bërë palëve…