Tirane, Ignatavièius takon Topin, më pas Meidanin e Moisiun
TIRANE- Kryetari i radhës i OSBE-së, Evaldas Ignatavièius ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Republikës, Bamir Topi si dhe një takim tjetër me dy ish presidentët, Alfred Moisu, dhe Rexhep Meidanin.
Takimi i zotit Ignatavièius, njëkohësisht zëvendësministri lituan i Punëve të Jashtme, me kreun e shtetit i cili nisi në orën 10. 00 në presidencë dhe ka zgjatur 30 minuta dhe më pas zyrtari i OSBE-së është nisur në takim me dy ish presidencët.
Pas takimit nuk ka pasur asnjë deklaratë për median.
Zoti Evaldas Ignatavièius mbërriti dje në Tiranë në përpjekje për të diskutuar me udhëheqësit e qeverisë dhe të opozitës lidhur me situatën politike.
Në një konferencë për mediat, pasditen e djeshme kreu i OSBE-së përsëriti apelin e të dërguarit të BE-së Lajcak, për frenimin e dhunës dhe nisjen e dialogut të menjëhershëm mes palëve, me qëllim nxjerrjen e vendit nga ngërci politik.
Ai dënoi dhunën gjatë demonstratës së 21 janarit dhe përsëriti apelin drejtuar politikës të anulojë tubimet të parashikuara, të cilat mund të shkaktojnë dhunë dhe dëme të tjera.
Sipas kreut të OSBE-së, vetëm një investigim i pa anshëm i ngjarjeve të 21 janarit mund të cojnë në një qetësim të situatës.
“I kam bërë thirrje partive politike të ulin tonet dhe të mos përdorin gjuhën e urrejtjes, pasi demonstrimet paqësore mund të konvertohen në demonstrime të dhunshme“ tha kryetari i OSBE-së.
(s.g/BalkanWeb)