Vendet vakante ne gjykaten e larte Becaj Situate jo normale

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, është shprehur e shqetësuar për vonesat në emërimin e gjyqtarëve të rinj në gjykatën që ajo drejton. Në një deklaratë për mediat me rastin e betimit të dy gjyqtarëve të rinj, Beçaj e ka cilësuar si një situatë të rëndë dhe aspak normale lënien e vendeve vakante, pasi sipas saj në Gjykatën e Lartë shqyrtohen çështje të rëndësishme dhe delikate për qytetarët.
Sakaq, kryetarja e Gjykatës së Lartë i është drejtuar dhe politikës duke kërkuar ndërmarrjen e hapave konkretë për reformën në Gjykatën e Lartë si një proces kompleks që kërkon angazhimin e të gjithë pushteteve për të propozuar, shqyrtuar dhe miratuar një kuadër ligjor sipas standarteve.