Besa në Serbi, Teuta në Kroaci

Dy skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në Kupën e UEFA, fituesja e Kupës së Shqipërisë, Besa e Kavajës, dhe Teuta, nënkampione, do të udhëtojnë neser në destinacione të ndryshme për të zhvilluar ditën e enjte ndeshjet e parë në turin e parë eliminator të Kupës UEFA.
Besa do të luajë me serbët e Bezhanjinës (ora 18:00) në stadiumin "FK Partizan". Takimi gjykohet nga turku Kudusu Muftouglu, i cili gjykoi Vllazninë në Kupën Intertoto kundër NK Zagrebit).
Teuta do të përballet me Slaven Belupo në "Gradski" të Koprivnicës (ora 17:45) nën drejtimin e luksemburgasit Albert Tousaint.