E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viera drejt Totenhemit

Premier Liga dhe Totenhemi janë të gatshëm ta kenë në gjirin e tyre mesfushorin e kombëtares franceze. Sipas gazetës "Daily Mail", trajneri i "Spursave", Harry Redknap, ka vendosur të marrë Vieran në White Hart Lane pa paguar ndonjë shifër për transferimin. Mesfushorit 33 vjeç i është propozuar një kontratë njëvjeçare me një ulje të konsiderueshme të pagës.

Marrëveshja ende nuk është përmbyllur por nostalgjia dhe vitet e lavdishme të Viera në Londër te Arsenali mund ta detyrojnë francezin drejt një rikthimi në Angli.

Konfirmimi vjen edhe nga drejtuesit e Interit që kanë pranuar se po diskutojnë me Totenhemin.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›